Rama për studentët që do të vazhdojnë mësuesi: Do fitojnë bursë mujore që ka vlerën e një page minimale

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se studentët që do ndjekin studimet për mësuesi do përfitojnë paga të përmuajshme. Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë “Mësuesi i Vitit”, Rama ka përgëzuar mësuesit për punën e tyre mirëpo bëri të ditur dhe arritjet e Qeverisë për këtë vit. Ai theksoi, se paga për mësuesin dhe disa kategori të tjera do të rritet.

“Ne që në fillim rritën shkallën e kërkesës për ata që hyjnë në shkollën e mësuesisë. Studentët që ndjekin mësuesinë do përfitojnë një bursë mujore që do jetë në vlerën e një page minimale. Veçse kriteri i një note mesatare të rëndësishme do të jetë në fuqi, do marrin edhe pagën e përmuajshme deri në përfundim të shkollës. Sepse do të marrin përsipër diçka që është gjëja më e shtrenjtë, që janë fëmijët”, tha Rama.

Kryeministri bëri gjithashtu me dije se do të ketë sërish rritje page për mësuesit, po ashtu edhe për punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë./albeu.com


Shtuar 21.12.2022 18:41