Si janë shqiptarët sot pas 23 vitesh pavarësi të Maqedonisë
Pëlqej
Sot është 8 shtatori, dita e shpalljes së Pavarësisë së Maqedonisë.

Shqiptarët sot e kësaj dite nuk kanë aq shumë të drejta në Maqedoni.

I këtiij mendimi është ish-deputeti Hysni Shaqiri.

Ai ka shtuar se ndërsa në fillim të shpalljes së Republikës, kishte probleme pasi shqiptarët nuk quheshin etni shtet-formuese në Maqedoni, tanimë ka probmele që lidhen me faktin se në Shkup ngrihen projekte që janë kryekëput antishqiptare.

"Në atë kohë strukturimi i shqiptarëve ishte shumë masiv dhe pritej ndryshime ne favor të çështjes shqiptare, por që nga dita e pavarësisë, shqiptarët nuk arritën që t’i realizojnë pritshmërinë e tyre. As strukturat e tjera politike të shqiptarëve ne vitet e mëvonshme nga pavarësia nuk arritën që t’i realizojnë aspiratat e shqiptarëve dhe pikërisht për këtë ndodhi konflikti i 2001 që dha shpresë tek shqiptarët se do të realizohen të të drejtat për të cilët kishin shpresuar”, thotë Hysni Shaqiri për PortAlb.

Ndërkaq, ish-deputeti Muhamed Halili thotë se rrugëtimi 23-vjeçar i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë ka qenë pa rrugëdalje në të gjitha drejtimet e mundshme politike.

“Shqiptarët pas 23 vitesh zhvillim demokratik në aspektin ekonomik janë keq dhe pa rrugëdalje. Shqiptarët janë vënë në një situatë që edhe pa vullnetin e tyre ta shesin përcaktimin politik, gjegjësisht votën. Kjo ka bërë që një grup politikanësh të pasurohen dhe të degradohen të drejtat e shqiptarëve”, ka vlerësuar Halili. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori