Si i la me gisht në gojë punëtorët zvicerianë mashtruesi shqiptar (FOTO LAJM)

Të gjithë të punësuarit kanë mbetur pa punë e disa rroga minus, e borxhi për kompaninë e tij ka arritur më shumë se 12 milionë franga, ndërkaq, biznesmeni shqiptar, Herolind K., është arrestuar, shkruan Blick.

Gazeta zvicerane edhe sot ka raportuar për shqiptarin Herolind K., i cili dyshohet se i ka më shumë se 12 milionë franga borxh shtetit.

Kjo pasi që ai dyshohet se ka mashtruar klientët e tij, duke iu marrë para pa jua kthyer pagesat.

Biznesmeni i ri në sektorin e monedhave digjitale, akuzohet për mashtrim në biznesin e tij që nuk ka shumë që e kishte hapur. Avokat ai ka caktuar, Valentin Landmann.

29-vjeçarit i arrin borxhi deri në 12 milionë franga. Të gjithë punonjësit e tij janë shkarkuar dhe ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Siç shpjegon zyra e prokurorit publik të Thurgaut, kompania LOOK dyshohet për mashtrime të shumëfishta që i kanë konsideruar profesionale.

Sipas zëdhënësit Macro Breu, këtë rast është duke e hetuar departamenti për rastet penale ekonomike dhe krim të organizuar, ndërkaq, shqiptarit iu është caktuar masa e paraburgimit,raporton express.Mbrojtësi i Herolind K., avokati Valentin Landmann ka bërë të ditur se është ende herët për të komentuar çështjen penale, duke thënë vetëm se kanë filluar hetimet.

Biznesmeni që është marrë me monedhat digjitale dyshohet se ka mashtruar klientët e tij duke i keqpërdorur investimet e tyre.

Herolind K, sipas mediave zvicerane raportohet se ka pasion makinat luksoze dhe orët e shtrenjta.

Ai kishte zhvendosur zyrat e kompanisë së tij nga Cyrihu në një zonë të thellë të Thurgaut.

Foto qe ka sigurar Blick e shtepise se te dyshuarit
Herolind K është paditur nga një biznesmen i njohur në Zvicër.

Dyshohet se në mashtrim kishin qenë të përfshirë edhe disa të afërm të tij madje edhe gruaja 29-vjeçare.
Shtuar më 14/05/2019, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori