Si do të jetë moti në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe kushte për reshje të shiut. Në vendet më të larta malore pritet të ketë reshje të borës.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -1 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 7 deri 15 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me rritje të temperaturave ditore.
Shtuar më 28/03/2019, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori