I akuzuar edhe për vrasjen e Ergys Dashit, ekzekutohet brenda burgut të Ekuadorit “El Patronit”

Shefit të krimit Leandro Antonio ‘El Patron’ Norero Tigua iu pre koka gjatë një trazire brenda një burgu të Ekuadorit më 3 tetor.

Vrasja e tmerrshme është filmuar në video.

Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron, ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast të pastrimit të parave ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë në ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi.

Ai u procedua penalisht për gjoja drejtimin e një organizate kriminale që përfshinte një tufë kompanish që shisnin automjete, transport, import eksport si dhe ndërmarrje shërbimi.

Karriera kriminale e El Patron filloi në vitin 2006. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.

Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuado. Paratë e krijuara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të mega bandave si Los Lobos, Los Tiguerones, Lagartos dhe Chone Killers, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.

Norero fitoi famë pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano i njohur si ‘Rasquiña’ në dhjetor 2020. Rasquiña ishte udhëheqësi i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa.


Shtuar 4.10.2022 08:26