Si Berisha po e organizon frontin anti-Thaçi
Sali Berisha është një ndër politikanët më të regjur shqiptar dhe me nuhatje të jashtëzakonshme sa i përket skenë politike të vendit dhe më gjerë. Kjo e bën që të mos ndërmarrë veprime, të cilat nuk janë llogaritur mirë më parë.

I këtij lloji duket të jenë takimet intensive të tij me politikanë të rendësishëm në Kosovë sidomos tani që ka shpërthyer debati mbi diskutimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E gjithë kjo ka nisur pas sulmit të hapur që Hashim Thaçi i bëri atij pasi Berisha tha se nuk jam dakord me marrëveshjen Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve, raporton Albeu.com.

Në rrethanat e reja të krijuara, duket qartë që Berisha është duke organizuar një front anti-Thaçi në Kosovë duke mbledhur rreth vetes të gjithë ata që nuk mendojnë si Presidenti i Kosovës.

Pak ditë pasi takoi Albin Kurtin, një kundërshtar ideologjik të tijin, Berisha priti sot jo rastësisht pikërisht Kadri Veselin, rivalin kryesor të Thaçit në PDK, madje edhe në Kosovë.

Veseli u shpreh edhe njëherë kundër idesë së Thaçit për ndryshimin e kufijve duke patur në krah edhe Fatmir Limajn, të dy bashkëluftëtarë të Thaçit.

Hashim Thaçi është nuhatës i mirë gjithashtu, por duket se me sulmin ndaj Berishës i ngeci sharra në gozhdë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2018, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori