Tradhtoi Aleksian me bionden? Zbulohet kush është vajza që u filmua me Romeon në Barcelonë (FOTO LAJM)

Donaldi, Romeo dhe Aleksia Peleshi ndodhen me pushime në Barcelonë. Fotot nga i  njëjti vend që publikuan Romeo dhe Alekisa në të njëjtën ditë bënë xhiron e rrjetit, por vetëm pak ditë më vonë një video e Romeos teksa puthej me një vajzë bjonde në Barcelonë bëri namin.

U vu në dyshim nëse djali në fjalë ishte Romeo apo vëllai i tij binjak, Donaldi pasi të gjithë e dinin se aktori po pushon me të dashurën e tij, Aleksian. Dyshimet nuk zgjatën shumë, pasi Donaldi “dora vetë”, konfirmoi zërat se nuk ishte ai në videon e publikuar, por i vëllai dhe kjo mund të vërtetohej farë lehtë nga tatuazhet në këmbë.

Tashmë të gjithë janë kurioz se kush është bjondja që Romeo puthi me pasion rrugëve të Barcelonës. Më një kërkim të shpejt në rrjetet sociale, bjondja rezulton të jetë Eriketa Ndreaj. Eriketa tregon në bio-n e saj se jeton në Barcelonë, ndjek në Instagram Romeon dhe jo Donaldin dhe madje ka publikuar së fundmi edhe foto me veshjen jeshile të cilën mbante ditën që u filmua me Romeon.

Kujtojmë se lidhja e Romeos me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksian u bë e ditur në fillim të këtij viti ku dyshja publikonte foto në rrjetet sociale nga I njëjti vend. Aleksia konfirmoi lidhjen duke publikuar foto me Remeon dhe ato kohë u bë publike dhe ndarja e aktorit me Jonida Maliqin./albeu.com/


Shtuar 18.07.2021 13:24