Shvarc optimist për Maqedoninë
Eksperti për politikë evropiane nga Universiteti i Duizburg-Eden, dr.Oliver Shvarc shprehet se Greqia do ta ketë të vështrirë që të vendosë edhe një veto për Maqedoninë, pasi zgjedhjet lokale janë realizuar shumë në rregull.

"Zgjedhjet lokale të realizuara në mënyrë të rregullt për Maqedoninë janë kthesë e vërtetë. Nuk kishte kundërvajtje të vërejtura të cilat do ta vendosnin nën pikëpyetje rezultatin nga zgjedhjet. Në këtë kuptim, për Maqedoninë tani po hapet dritare e mundësive. Për pritje është se raporti i Komisionit Evropian do të jetë pozitiv me ç'rast do të përmirësohen edhe ambiciet - Maqedonia në qershor nga Këshilli i Evropës ta marrë datën për fillimin zyrtar të negociatave inkuadruese. Konsideroj se me rrjedhën e këtillë të ndodhive, Qeveria greke tani do ta ketë të vështirë që edhe mëtej të vendos veto, pozicion me të cilën arrinte ta pengojë hapjen e negociatave inkuadruese të Unionit me Maqedoninë", thekson Shvarc në deklaratë për Dojçe Vele.

Ndonëse pritet që në qershor Greqia të mos lëshojë pe dhe të vendosë veto, Shvarc thotë se edhe mund të mos ndodhë.

"Edhe një herë do të nënvizoja se kur është në pyetje afrimi i Maqedonisë në BE, Greqia tani është në situatë të komplikuar dhe nuk besoj se do të mundet në qershor edhe një herë t'i bindë partnerët evropianë të përdorë veto për dhënie të datës për negociatat inkuadruese në qoftë se KE-ka këtë qartë e kërkon nga Këshilli i Evropës", komenton eksperti për politikë evropiane nga Universiteti Duizburg-Esen Shvarc. /albeu.com/


Shtuar më 15/04/2013, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori