Shurman: Në Maqedoni asgjë nuk ka ndryshuar nga 2001-shi
Ambasadorja holandeze në largim, Marriet Shurman është shprehur se po largohet nga Maqedonia e dëshpëruar dhe se sa ka qenë ambasadore nuk ka parë ndonjë ndryshim.

“Po largohem nga po ky vend që takova kur erdha në vitin 2011. Më duhet ta pranoj se nuk kisha mundësi ta ndihmoja atë në masën që unë kam dashur. Ju po më pyesni nëse ky vend ka ndryshuar. Unë them jo. Do të isha e lumtur sikur t’i shihja ndryshimet”, theksoi ambasadorja Shurman në intervistën për BIRN.

Duke folur për situatën politike në vend, Shurman thotë se është habitur nga vendosmëria e qeverisë për të miratuar ligje në Kuvend në mungesë të opozitës.

Sipas Shurman, në Maqedoni ka mungesë të theksuar drejtësie dhe se shteti i shtyp njerëzit, në vend që ti ndihmojë ata.

Marriet Shurman po bëhet gati të braktisë detyrën e ambasadores dhe të caktohet Përfaqësuese Speciale e NATO-s për Gratë, Sigurinë dhe Paqen./albeu.com/
Shtuar më 21/10/2014, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori