Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar
paraburgim për të akuzuarin Milan Andonovski në lëndën “
Shuplakat në Qendër”.
Andonoski sot nuk u paraqit në seancë dëgjimore për shkak të gjendjes shëndetësore. Në vërtetimin
mjekësor të Andovskit ishte shkruar diagnoza: Laringit dhe antibiotik Amoksiklav.
Ndërkohë nga PSP këtë masë e kërkuan duke u nisur nga fakti se kjo është hera e tretë që
Andonov nuk paraqitet në seancë. Nga PSP theksuan se justifikimet e Andonovit gjithmonë janë banale.
Nga ana tjetër avokatët mbrojtës thanë se sjellja e PSP-së është e gabuar për shkak se
Andonov është i sëmurë dhe për këtë posedon vërtetim
mjekësor.
Shtuar më 13/03/2018,
ora 12:43