Shuhen flakët e zjarrit në Aerodrom, nuk ka të lënduar
Zjarri që ra sot në bodrumin e një ndërtese në rrugën “Vlladimir Komarov në Aerodrom të Shkupit është shuar dhe po punohet për pastrimin e terrenit, thuhet nga Xvonko Tomevski, komandant i Bridadës së Zjarrfikësve në Shkup.

Sipas tij temperatura akoma është e lartë në hapësirat e djegura dhe nuk mund të bëhen vlerësimet e para për dëmet materiale.

Në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë shtatë makina të zjarrfikësve dhe 20 zjarrfikës. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2018, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori