Shtyrja e datës për Maqedoninë e Veriut, gabim që nuk duhet përsëritur
Një ditë pas shtyrjes së vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë, ekspertët për zgjerim në BE për MIA-n paralajmërojnë se ky “gabim strategjik” nuk duhet përsëritur në tetor, transmeton Koha.mk.

Maqedonia është “viktimë” e politikës së brendshme të Bashkimit Evropian, vlerëson Roza Baluf nga Fondi gjerman i Marshalit (GMF) dhe thotë se faji është në anën e BE-së në këtë rast, por edhe se nuk beson se BE-ja do të rrezikojë në tetor ta humb tërë besueshmërinë e saj pikërisht në rajonin në të cilin është më i popullarizuar.

“Nëse BE-ja nuk i hap negociata me Maqedoninë, ky do të jetë gabim i madh strategjik. Për fat të keq, çështja u bllokua në politikën evropiane. Dua t’i them popullit të Maqedonisë se duhet të jen të kujdesshëm dhe të durueshëm dhe se gjërat mund të ndryshojnë”, thotë Balfour për MIA-n.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Tobi Vogel ish -gazetarë dhe vëzhgues shumëvjeçar i marrëdhënieve BE-Ballkan.

“Sado që të jem i gatshëm ta kritikoj Qeverinë e Maqedonisë, sinqerisht, faji në këtë rast është vetëm i Bashkimit Evropian dhe veçanërisht i Francës, Gjermanisë dhe Holandës. Pavarësisht nëse diplomacia e Maqedonisë ka qenë ose nuk ka qenë efektive, BE-ja u angazhua të marrë vendim dhe nuk e bëri këtë, nuk e realizoi premtimin”, komenton Vogel.

Tani ka disa pengesa, dhe sa i përket Maqedonisë Veriore, të gjithë gjenden në BE dhe nuk kanë të lidhje me Maqedoninë, por janë të lidhura me krizën dhjetë vjeçare në BE, ka vështirësi të harmonizohet, disa vende janë thellësisht të shqetësuara se zgjerimi do t’i përkeqësoj gjërat. Franca, Gjermania, thotë Balfur.

Sipas saj, megjithatë, në bindjet e dhëna nga kancelarija Angela Merkel për kryeministrin Zoran Zaev duhet të besohet, megjithëse, ajo pranon, asnjëherë nuk ka garanci.

Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se shtyrja e djeshme negociatave, veçanërisht për Maqedoninë pas kompromiseve të bëra në kontestin me Greqinë, sjellin rreziqe të mëdha për vendin dhe më gjerë për rajonin.

Sipas dy ekspertëve, rreziku është më i madh për vendimin negativ për Shqipërinë në tetor se sa për Maqedoninë, sepse ajo ka një mendim se Shkupi i ka plotësuar të gjitha kërkesat, në planin politik dhe reformat. Megjithatë, sinjali i dhënë dje në Këshillin e çështjeve të përgjithshme në Luksemburg, sipas tyre është shqetësuese nga aspekti i vetë angazhimit të BE-së drejtë zgjerimit.

Roza Balfur, megjithatë, mbetet optimiste dhe vlerëson se Unioni edhe krahas krizës në fund do të sjell vendim të drejtë.
Shtuar më 20/06/2019, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori