Shtypi për vdekje Almirin, gjykata nuk e dënon për vrasje Boban Iliq
Ditën e sotme Gjykata e Kumanovës dha vendimin për rastin e Almirit i cili dy vite më parë u përplas për vdekje nga maqedonasi, Boban Iliq.

Gjykata vendosi 6 vite burg për Iliq, por dënoi edhe babain e Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj burg, Abdulla Aliu, 9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj heqje lirie.

Jashtë akuze mbetet vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes më makinë nga Boban Iliq.

Por Boban Iliq nuk u dënua për vrasje, gjykata rikualifikoi akuzën në "vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion", e cila si dënim sheh burg nga 4 deri 20 vjet. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori