Shtyhet sërish seanca konstituive, ja çfarë u diskutua gjatë ditës
Deputetët e parlamentit të Maqedonisë vazhduan seancën konstituive në të cilën u debatua për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Edhe pas pauzës së shkurtër të dhënë në pjesën e pasdites, deputetët e VMRO-DPMNE-së e shfrytëzuan mundësinë për replika dhe kundërreplika, të cilat i shfrytëzuan, midis tjerash të dërgojnë mesazhe dhe kërkesa për zgjedhje të reja apo anulimin e Platformës së Tiranës.

Deputetë e LSDM-së theksuan se nuk ka platformë të Tiranës, por vetëm program të reformuar të qeverisë si dhe të kërkojnë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re që të mund të zbatohen reformat.

Petre Shilegov, theksoi se të gjitha replikat janë jashtë temës dhe se në mënyrë të panevojshme janë duke u shpenzuar paratë e popullit për diskutime të tilla.

Çdo ditë në Kuvend, sipas tij, kushton 20 mijë euro para të popullit. Edhe pse nuk keni shumicë parlamentare, theksoi, jeni duke e mbajtur Maqedoninë dhe të ardhmen e saj peng.

Të gjitha vendimet e programit qeveritar, tha, do të shihen në Parlament, nëse ka diçka jokushtetuese presidenti i shtetit mund ta kthejë ligjin mbrapa, ndërsa nëse edhe më pas paraqiten dispozita jokushtetuese ekziston Gjykata Kushtetuese.

Deputeti Kërste Mukovski i VMRO-DPMNE-së theksoi se nuk është i sigurt se është ashtu siç pohon Shilegov, pasi që, siç tha, edhe në deklaratën e fundit, Artan Grubi i BDI-së ka thënë se nënshkrimet i kanë dhënë vetëm me kusht që t'i plotësojnë pikat e platformës dhe ligjin për gjuhët.

Prandaj, tha, tregoni nëse keni pranuar diçka nga platforma dhe çfarë keni pranuar nga platforma, shkruan Zhurnal.

Kryesuesi Trajko Veljanoski vazhdimin e seancës e caktoi për nesër në orën 11:00. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2017, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori