Shtyhet sërish seanca për “Lagjen e Trimave”, Shenasi Memeti nuk shkoi në gjykatë
Seanca gjyqësore për rastin “Lagja e trimave” në Kumanovë u anulua sërish pasi gjykata nuk arriti të sigurojë dëshmitarin e vetëm të palës mbrojtëse, Shenasi Memetin.

Gjatë kësaj seance, Shenasi Memeti duhej të paraqitej si dëshmitar, si emër më i përfolur nga të akuzuarit.

Memeti ka pasur kontakte me disa pjesëtarë të Grupit të Armatosur, të cilët akuzohen për zhvillimet më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.

Edhe seanca për rastin e Smillkovës u anulua. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot kumtoi se seanca publike për lëndën lidhur me vrasjen në Liqenin e Smillkovës, e cila ishte caktuar për nesër, anulohet.

Anulimi i seancës publike, siç njoftojnë nga gjykata, është me kërkesë së avokatit mbrojtës Asmir Alispaic për shkaqe shëndetësore, me ç’rast në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar dokument përkatës mjekësor, transmeton Televizioni Koha.

Termini për mbajtjen e seancës publike për këtë lëndë do të përcaktohet shtesë, informojnë nga Gjykata Supreme. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2017, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori