Vijon bilanci negativ i Covid në Maqedoninë e veriut, mësoni situatën për 24 orët e fundit

373 raste të reja dhe 12 viktima janë regjistruar nga Covid në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 5.489 testime.

Gjithashtu bëhet me dije se 196 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 320 pacientë të shëruar.

“Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se gjashtë person tjetër që kanë ndërruar jetë me 03.12. deri 21.12.2021 janë regjistruar në raportin e sotëm.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 224.507 raste, prej të cilëve 211.548 janë shëruar, kurse 7.953 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 5.006 raste aktive me koronavirus”, thuhet në njoftim./albeu.com/