Komisioni parlamentar për emërime sot nuk ka zgjedhur anëtarët e
Komisionit anketues për përgjime edhe pse ishte parashikuar një gjë e tillë nga katër partitë.
Shkak për këtë shtyerje ka qenë mungesa e
propozimeve nga ana e grupeve parlamentare të VMRO dhe PDSH.
Për shkak të shtyerjes së emërimit të anëtarëve të
komisionit në fillim të seancës opozita kërkoi që të
shtyhet séance pas mungesës së
propozimeve nga ana e VMRO dhe PDSH që e kanë për obligim të sjellin emrat.
Por kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski në fund ka thënë se nuk ka nevojë që të shtyhen seancat duke i dhënë për detyrë
Komisionit për emërime që të kryejë këtë detyrë.
Shtuar më 16/11/2015,
ora 16:37