Shtyhet seanca për shpifje ndaj Ahmetit dhe Xhaferit
Gjykatësi i Gjykatës Themelore Shkupi 2 vendosi shtyrjen e seancës për shpifje e nga Musa Xhaferi dhe Ali Ahmeti, për shkak të mosparaqitjes së tyre.

Kujtojmë se Ahmeti dhe Xhaferi kanë paditur ish-agjentin Boegoevski për shpifje gjatë dëshmisë në Gjykatën e New York-ut për rastin "Magjar Telekom", pasi ky i fundit, gjatë dëshmisë para Gjykatës Amerikane ka thënë se në Maqedoni janë dërguar 7.5 milionë euro me automjet zyrtar për ryshfetin e tre politikanëve, ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

Si dëmshpërblim për këto procedura Ahmeti ka kërkuar 3 milionë denarë, kurse Xhaferi 2.5 milionë denarë. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2017, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori