Shtyhet seanca për rastin "Dhuna në Qendër"
Pëlqej
Seanca e re gjyqësore për lëndën e PSP-së "DhunaQendër" që sot duhej të mbahet në Gjykatën Penale është shtyrë. Data për mbajtjen e seancës së re do të caktohet plotësisht.

Në seancën e mëhershme Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski e pranuan fajin. Përveç Gruevskit, të akuzuar janë edhe ish-funksionari Mile Janakieski dhe deputetja e tanishme e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.

Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës në protestat para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Përgjimet janë lejuar që të përdoren si dëshmi për këtë lëndë. /albeu.com/


Shtuar më 07/12/2017, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori