Shtyhet seanca për Ligjin e përdorimit të gjuhëve në Maqedoni
Vazhdimi i seancës plenare të 32-të të Kuvendit të Maqedonisë, ku në rend dite ishin 36 mijë amandamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Kjo seancë u shty vazhdimisht për t’u shtyrë përfundimisht, por nuk ka sqarime se përse erdhi deri te ky vendim i kryetarit Talat Xhaferi.

Komunikimi ndërmjet Xhaferit dhe grupeve parlamentare nuk mungoi, por nuk u arrit pajtim se si të dilet nga kjo situatë me amandamentet e OBRM-PDUKM-së. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2018, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori