Shtyhet seanca gjyqësore kundër Gruevskit dhe të tjerëve
Seanca gjyqësore kundër Nikolla Gruevskit, Mile Janakieskit, Daniela Rangellovës dhe disa të tjerëve, është shtyrë për më 28 shtator.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova e mori këtë vendim pasi lënda për ankesat për dënimet e prokuroreve speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai, gjendet në Gjykatën e Apelit.

Kjo lëndë ka të bëjë me dhunën e ushtruar në Komunën Qendër në vitin 2013, që udhëhiqet nga Andrej Zhernovski. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori