Shtyhet rregjistrimi i popullsisë
Dy partitë e koalicionit qeverisës në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë vendosur sot shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, të caktuar për muajin e ardhshëm.

Liderët e dy partive, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti kanë rënë dakord për këtë në një takim të zhvilluar në Shkup, bëjnë të ditur agjencitë maqedonase të lajmeve.

Vendimi përfundimtar pritet të konfirmohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, e parashikuar për ditën e nesërme.

Arsyet e shtyrjes së datës së regjistrimit të popullsisë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Regjistrimi i popullsisë ka nxitur reagime nga partitë politike shqiptare në opozitë, por edhe nga diaspora shqiptare për shkak të periudhës së papërshtatshme për implementimin e këtij procesi. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2011, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori