Shtyhet për "më vonë" shpallja e Republikës së Iliridës
Pëlqej
Kryetari i Republikës së Iliridës Nevzat Halili ka deklaruar se shpallja e saj do të shtyhet për "ca kohë". Me këtë, Nevzat Halili e shtyn shpalljen e Republikës së Iliridës, ndërkohë që dihet që nën drejtimin e Nevzat Halilit, shqiptarët e Maqedonisë në vitin 1992 me shumicë absolute kanë votuar për autonomi territoriale dhe kulturore të quajtur “Iliridë”, mirëpo rezultatet e këtij referendumi asnjëherë nuk janë jetësuar në praktikë

Nevzat Halili, para disa javësh kishte paralajmëruar se shpallja do të bëhet të hënën me 15 shtator, mirëpo sipas tij, prolongimi është bërë me kërkesë të faktorëve ndërkombëtarë.

“Ne nuk kemi heqë dorë nga shpallja e Iliridës, mirëpo pas konsultimeve me disa përfaqësues të faktorit ndërkombëtar kemi vendosur që kyu vendim të prolongohet për një kohë të afërme, për të cilën opinioni do të njoftohet së shpejti”, deklaroi Halili për Gazetën Lajm. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori