Shtyhet për ditën e nesërme debati për përdorimin e gjuhëve
Pëlqej
Mbledhja e katërt e Komisionit për Çështje Evropiane në të cilën është duke u shqyrtuar propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në orën 10.00 në sallën “Boris Trajkovski” në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në lidhje me rrjedhën e mbledhjes, me fillim në orën 12:00 fjalimet përmbyllëse do t’i mbajnë koordinatorët e 4 grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe më pas do të kalojmë në aktin e votimit.

Më së shumti deri në fund të ditës së nesërme propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve do të vazhdojë të shqyrtohet në Komisionin Juridik-ligjvënës. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori