Shtyhet edhe për një javë mësimi në Tetovë
Në një konferencë për media, zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina, ka bërë të ditur se ndërprerja e mësimit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, respektivisht nga data 13 deri më 17 shkurt.

“Pas mbledhjes koordinuese që ka mbajtur kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr, Sadi Bexheti me koordinatorët e grupeve të këshilltarëve komunal është vendosur që të shtyhet edhe për javën e ardhshme ndërprerja e mësimit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës. Do të thotë nga data 13 deri më 17 Shkurt”, tha Pustina, raporton Zhurnal.

Sipas tij, ndërprerja e mësimit vjen si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar pas reshjeve intensive të borës.

“Komuna e Tetovës, duke pasur parasysh këtë gjendje të vështirë klimatike, iu bën apel qytetarëve që bashkërisht të angazhohen për pastrimin e borës për të evituar bllokimet eventuale të rrugëve. Gjithashtu apelohet që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe të evitojnë shfrytëzimin e veturave, respektivisht t’i përdorin ata sa më pak të jetë e mundur”, tha zëdhënësi Pustina.
Shtuar më 11/02/2012, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori