Grabiti “Range Rover-in”, por nuk pati aspak fat: Hajduti përplaset me trenin (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një mjet tip Range Rover është përplasur me një tren si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Mediat britanike bëjnë me dije se treni po udhëtonte me 200 km/h, teksa makina luksoze e cila thuhet se ishte e vjedhur është përplasur me të.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga incidenti, ndërsa policia është vendosur në kërkim të shoferit, që pas ngjarjes, është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.


Shtuar 17.06.2021 18:19