Frikë dhe kaos, të rinjtë shqiptarë përleshen në mes të club-it, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

Një përleshje së fundmi ka shkaktuar frikë dhe kaos te të pranishmit e një clubi në qytetin e Pejës.

Disa persona shihet të përleshen më njëri tjetrin në katin e dytë të diskotekës. Siç shihet edhe nga video është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë për të ndaluar sherrin mes të rinjve.

Të pranishmit kanë lënë vendin për tu larguar në një vend më të sigurt ndërkohë që në skenë performonte Butrint Imeri. Siç raportohet edhe nga mediat në Kosovë, nuk ka patur asnjë njoftim nga policia e vendit për këtë ngjarje që ka shkaktuar panik.