I vihet tritoli një banese në Durrës
Shtohet numri i viktimave nga aksidentit tragjik, shkon në 15
Aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetove vjen duke u rritur, shkruan Albeu.com.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një nga të lënduarit, duke e çuar kështu në 15 numrin e viktimave. Sic ka konfirmuar Ministria e Shëndetsisë, bëhet fjalë për Ferdi Kaso- 39 vjeçar nga Gostivari i cili nuk i perballoi dot dëmtimet e rënda pas një trajtimi intensive në Shkup.

“I aksidentuari kishte marrë lëndime të rënda trupore në krahëror dhe mushkëri e menjëherë është transferuar në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Por, për shkak të seriozitetit të lëndimeve qysh natën kritike ishte transferuar në klinikën për mjekim intensiv. Ndaj tij, natën që ishte transferuar, ishin kryer dy intervenime kirurgjikale, për shkak të gjakderdhjes nga mushkëritë. Fatkeqësisht për shkak të seriozitetit të lëndimeve, sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, thuhet në një komunikatë.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipche, sot njoftoi se janë edhe 4 pacientë që vazhdojnë të jenë në gjëndje të rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori