Shtohen tensionet Kroaci – Serbi
Marrëdhëniet me Serbisë dhe Kroacisë janë tensionuar sërish.

Në tensionimin e raporteve mes Beogradit dhe Zagrebit ka ndikuar retorika e dy kandidatëve për president në Kroaci, Kolinda Kitaroviç dhe Ivo Josipoviç.

Pas raundit të dytë zgjedhor, Kitaroviç ka arritur të triumfojë në zgjedhje.

Presidentja aktuale e Kroacisë ka përdorur një retorikë të ashpër kunrejt Serbisë, duke thënë se do të bllokonte integrimin e shtetit serb nëse nuk gjykohen të dyshuarit për krime lufte.

Ajo gjithashtu ka thënë se Serbia duhet të dorëzojë në Hagë sërish Vojislav Sheshelin.

Një lider kroato-serb, Milorad Pupovaç ka theksuar se Kitaroviç fjalët i ka retorikë dhe se me këtë retotikë arriti të fitojë edhe postin e presidentes.

Kolinda Kitaroviç ka qenë aq radikale kundër Serbisë, sa ka thënë se “do të kujdeset për kroatët në Serbi dhe në Vojvodinë”, duke e përmendur Vojvodinën sikur të jetë një shtet më vete./albeu.com/


Shtuar më 14/01/2015, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori