Shtatë shqiptarë pësojnë aksident të rëndë në Shkup (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tetovë-Shkup në pikëpagesën në Gllumovë ku 7 shtetas të Shqipërisë janë lënduar rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion i bardhë ka goditur një veturë në të cilën kanë qenë 7 persona nga Shqipëria që shkonin drejt Selanikut të Greqisë.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të frenave të kamionit të bardhë.

lënduar janë L.D.( 32 vj.) i cili ka marrë lëndime në kraharor si dhe thyrje në këmbën e djathtë, Y.P. (43 vj.) njëkohësisht shofer i makinës, ka pësuar plagë në kokë dhe qafë , T.K. (60 vj.) me lëndime të lehta në këmbë dhe krahun e djathtë, A.V. (23 vj.) goditje në kokë, J.V. (23 vj) si dhe një foshnje 3 muajshe të cilës i është bërë kontroll mjekësor.

Të gjithë të lënduarit janë dërguan në Qendrën Klinike të Shkupit.
Shtuar më 05/09/2017, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori