Shtabi i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka marrë më shumë vota se kundërshtarët
Pëlqej
Shtabi komunal i BDI-së në Likovë ka reaguar në lidhje me disa lajme të publikuara në media se kandidati i BDI-së Arifi mund të humbë betejën në rrethin e dytë zgjedhorë.

Në sqarim theksohet se Erkan Arifi i vetëm ka marrë më shumë vota përballë të tjerëve bashkë.


Ja sqarimi nga shtabi komunal i BDI Likovë:

Sqarim - Informim më i qartë për opinionin lidhur me rezultatet e sakta të numrit të votave për kryetar të komunës së Likovës, ku mr. Erkan Arifi i vetëm ka marrë më shumë vota përballë të gjithë tjerëve bashkë.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës, strukturë e BDI-së, aktivist, rini shumë e rrespektuar dhe ju votues të BDI-së, me këtë shkrim duam të ju japim një sqarim, informim më të hollësishëm lidhur me rezultatet për Kryetar, ku ua bëjm me dije se kandidati ynë, m-r Erkan Arifi, i vetëm ka më shumë vota se të katërt kundërkandidatët e tjerë, dmth me këtë ju njoftojm se kandidati ynë realish vetëm se mund të llogaritet se është fitues moral - de facto më veç është fitues.

Këtë e themi pasi populli – sovrani tha fjalën vet gjatë ditës djeshme (15 tetor), vlerësoi drejtë ofertën tonë, për arsyet të cilat më i dijm të gjithë ne, pasi nuk duam që të përsëritemi.

Kryetari i ardhshëm së Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi ka marrë i vetëm, 5625 vota, ndërsa të gjithë 4 kundër kandidatët tjerë së bashku kan marr 5620 vota, që i bie se kandidati i BDI-së i vetëm ka 5 vota më shumë, me çka vërtetojm me fakte se të kota janë disa llogaritje që paraqiten në disa portale politike se gjoja, në rrethin e dytë, BDI në Komunën e Likovës, ka shanse të humb nëse bëhen disa matematika të pa mundshme realisht.

Në fund ju sqarojm edhe këtë se juridikisht - de jure, nuk është kryer me rrethin e parë nga fakti se sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi , gjatë llogaritjes, përveç votave të vlefshme, si trup votues që kan votu futen edhe votat e pa vlefshme, të cilat për fat të keq nuk jan pak edhe ate, 242 vota, të cilat edhe pamundësuan edhe zgjedhjen e m-r Erkan Arifit që në rrethin e parë. Prandaj ju lutem të gjithë aktivistëve që këtë sqarim, ta shpërndajn sa më shumë nëpër facebook, portale etj., që opinioni të dijë të vërtetën e mos të lejojm që disa pseudo – gazetarë të shpifin lajme e shkrime të pa sakta si zakonisht në dëm të BDI-së. Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Bashkë më të fortë.....Bashkë vazhdojmë përpara....

Fitoren e BDI-së në Komunën e Likovës nuk mundet ta ndalë askush, prandaj me zotin para, dita kur edhe zyrtarisht m-r Erkan Arifi do jet Kryetar i Komunës së Likovës është shumë afër.

Me rrespekt,
SHËRBIMI PËR INFORMIM I SHTABIT KOMUNAL TË BDI-SË, LIKOVË! /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori