Shqyrtohet mundësia e uljes së çmimit të biletave
Një pjesë e transportuesve në Maqedoni janë mbledhur në një takim për të shqyrtuar mundësinë e uljes së çmimit të biletave për transportin ndërqytetas. Deri në fund të muajit do t'u bëhet e ditur qytetarëve nëse do të ketë ulje të çmimit dhe sa do të jetë ajo. Rritja e çmimit të biletës sipas transportuesve ka çuar në uljen e numrit të udhëtarëve. Por një pjesë e trasportuesve e arsyetuan çmimin aktual të biletës me investimet e bëra në blerjen e mjeteve motorike.

Ndërsa një pjesë e transportuesve thanë se ka hapësirë për korrigjimin çmimesh, por vetëm pasi të bëhet një analizë mbi to.

Nga ana e tyre edhe taksitët ngritën shqetësimin një ditë më pare, se për shkak të taksave të larta, nuk mund të ofrojnë shërbime më të lira.

Por çmimet e lartabiletave nga ana tjetër rëndojnë xhepat e qytetarëve, të cilët preken më shumë nga kjo çështje. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori