Shqiptarët “ngrenë flamurin” në Kumanovë, mobilizohet policia maqedonase (FOTO)

Policia e Kumanovës është mobilizuar, pas vendosjes së një flamuri shqiptar në një shtizë në sheshin qendror të Kumanovës.

Flamuri është vendosur rreth orës 16:00 nga dy të rinj shqiptarë, pasi prej shtizës është hequr flamuri maqedonas.

Momentalisht sheshi i Kumanovës është tej mbushur me forca policore, kurse është shtuar prezenca edhe në pjesë tjera të këtij qyteti, shkruan Gazeta Lajm.

Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për këtë ngjarje, por mësohet se njëri prej dy të rinjve që kanë vendosur flamurin shqiptar është arrestuar menjëherë. /albeu.com./

Shtuar më 31/03/2017, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori