Shqiptarët e Maqedonisë protestojnë para ambasadës franceze për Ramush Haradinajn
Shqiptarët e Maqedonisë do të protestojnë sot para Ambasadës Franceze në lagjen "Vodno" Shkup, kundërr arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze në një fletëarrest të Serbisë që në vitin 2004.

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta nga politikanë shqiptarë.

Gjithashtu, edhe mediet botërore kanë shkruar për arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Nuk ka ende asnjë informacion të qartë nëse Haradinaj do ekstradohet në Serbi, pasi kryeministri serb ka kërkuar ekstradimin etij. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori