"Shqiptarët do krijojnë parlamentin e tyre në Maqedoni!"
Pëlqej
Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sonte në intervistën në emisionin ClickPlus të TV21, theksoi se nëse shqiptarët një ditë do e lëshojnë parlamentin aktual, duhet të formojnë parlamentin e tyre në Maqedoni.

“Në qoftë se një ditë shqiptarët do e lëshojnë atë parlament, nuk duhet të kthehen më atje. Por, do duhet të mblidhen dhe ta formojnë parlamentin e tyre këtu në Maqedoni”, theksoi Sela.

Sela, në intervistën e tij ka goditur gjithashtu edhe Nikolla Gruevski për të cilin tha se ai duhet njëherë të kërkojë falje publike për shqiptarët, dhe pastaj mund të ulet e të bisedojë me të.

Sipas kreut të LR_PDSH, Ali Ahmeti është çelësi i qeverisë së ardhshme dhe Zoran Zaevi dhe Nikolla Gruevski duhet të trokasin në derën e BDi-së. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori