Shqiptari që ndihmon mjekësinë përmes zbulimeve teknologjike
Shqiptari nga Maqedonia, Mevludin Memedi, në temën e tij të doktoraturës në degën e Teknologjive Informative pranë Universitetit të Orebro-së në Suedi, ka dëshmuar se përmes sistemit të tij mund të përmirësohet dukshëm sistemi mjekësor dhe menaxhimi i semundjës së Parkinsonit.

Teknologjia e zhvilluar bënë të mundur që gjendja simptomatike e pacientave të vëzhgohet pa pasur nevojë që ata të vizitojn klinikat e ndryshme. Ai diplomoi më 14 Shkurt 2014 me temën e titulluar ”Mobile systems for monitoring Parkinson’s disease” e cila ishte vlerësuar nga komisioni i përbërë nga tre profesor eminent suedez.

Pacientët kanë përdorur një smartphone në ambientet e tyre shtëpiake në të cilin ata janë përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me simptomat e tyre si dhe kanë bërë teste motoroke si p.sh. vizatim të spiraleve dhe shtypje të lehta në ekranin e telefonit. Sfida më e madhe për menaxhimin klinik të pacientave me sëmundjen e Parkinsonit është që simptomat e tyre individuale ndryshojnë çdo ditë dhe çdo orë.

Sistemi të cilin Mevludin Memedi e ka dizajnuar u mundëson mjekëve që prej në largesi të kenë një pasqyrë objektive rreth simptomave motorike të pacientave të tyre.

Ky sistem mundëson prezentimë vizual të simptomave dhe se si ata ndryshojn gjatë periudhës me sëmundjen. Rezultatet nga kjo temë e doktoraturës tregojnë që menaxhimi i simptomave të sëmundjes së Parkinsonit dhe sëmundjeve tjera neurologjike mundet të përmiresohet duke aplikuar Teknologjit Informative.

Në të ardhmen, sistemi do të testohet gjatë viteve 2014 dhe 2015 në dy klinika universitare në Suedi me qëllim që të përcaktohet dobia e tij gjatë përdorimit të përditshëm nga mjekët për menaxhimin e sëmundjes.

Mevludin Memedi është i lindur në fshatin Sllupçan të Kumanovës më vitin 1983. Ai kreu shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes. Pas diplomimit Memedi pati rastin t’i vazhdojë studimet e tij të magjistraturës në Suedi pranë Univerzitetit të Dalarna-së ku më vitin 2008 morri titullin Magjistër në Inxhinjerinë Kompjuterike me specializim në Inteligjenc Artificiale.

Në vitin 2009, tema e tij e magjistraturës u zgjodh si tema më e mirë e vitit nga Fondacioni Teknikdalen në Borlange të Suedi-së. Si doktorand, Mevludini ka publikuar punimet e veta në revista të ndryshme shkencore dhe gjithashtu ka prezentuar ato në konferenca ndërkombtare. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori