Shqiptari që fitoi respektin e serbëve, e përcollen në banesën e fundit (FOTO VIDEO)
Dje në fshatin Lisec të Tetovës u varros Abdulla Bajrami, 50-vjeç.

Ai vdiq të premten në orën 18.00 në një aksident me makinë në fshatin Savinac, transmeton Tetova1.com.

Abdullai jetonte dhe punonte në qytetin Bor të Serbisë dhe punonte në Qendrën Shëndetësore të këtij qyteti.

Gjithashtu ishte koordinator i Lidhjes së Skijimit të Serbisë, trajner skijimi , kryetar i sindikatës në Qendrën Shëndetësore të Borit dhe anëtar i Kryesisë së Sindikatës së pavarur të Serbisë.

Në varrimn, veç banorëve të Lisecit dhe tjëreve përreth, kishte edhe serbë nga Bori, me të cilët Abdullai ka ndarë shumë eksperienca jetësore.

Banoret e Lisecit janë "habitur" që Abdullai kishte aq miq nga Serbia, të cilët e nderonin dhe e respektonin kolegun e tyre të punës, që një jetë ia dedikoi skijimit. /albeu.com/
Shqiptari që fitoi respektin e serbëve, e përcjollen në banesën e fundit

Shtuar më 09/09/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori