“Dhunë psiqike”, Mozzik reagon për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend (FOTO LAJM)

Pas panikut të përhapur në vend për shkak të situatës së koronavirusit në Shqipëri dhe botë, reperi Mozzik ka dhënë mendimin e tij.

Në një postim në rrjete sociale, ai është shprehur se është dakord me higjenën që duhet mbajtur, mirëpo mendon se asgjë nuk është në dorën tonë.

Ndaj Mozzik e ka parë të arsyeshme të buzëqeshim sa më shumë dhe të mos përhapim panik, pasi kjo nuk ndihmon aspak.

“DHUNË psikqike , panikë të qrregulluar pashë në facebook e gjithkun rreth virusit .. O ani bre mu kujdes osht mire secilen dite te jetes me ia dediku pastertise e shendetit. Edhe mos me na ni sbon , po te pakten panikun e dhunen ndaj mendjes ta ndalojme! Laj durt deri t’nalet uji mos u hjek prej qeshmes kurre 👍 easy Amo kurgjo amo hic kurgjo skemi ndore na!”- shkruan reperi në postim.

Vetëm pak më parë u konfirmua zyrtarisht se numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 23, ndërkohë që ditën e djeshme u shënua edhe vdekja e parë në Durrës.


Shtuar 12.03.2020 15:55