Jo vetëm në Shqipëri! Kapen 400 kg kokainë në kutitë me banane në shtetin fqinj

Punëtorët e një magazine në Malin e Zi kanë gjetur rreth 400 kg kokainë të fshehur në kuti bananesh. Mediat malazeze bëjnë me dije se policia ka nisur punën për hetimin e substancës narkotike dhe mënyrën sesi ka përfunduar në magazinën Wolly.

Gjithashtu mësohet se ka qenë një nga punonjësit e magazinës ai që ka thirrur policisë pasi ka konstatuar pluhurin e bardhë./albeu.com


Shtuar 12.01.2022 19:13