Shqiptari nga Gostivari vritet në Siri
Një tjetër shqiptar nga Maqedonia ka humbur jatën në Siri si pjesëtar i forcave rebele kundër regjimit të Bashar Al Asad. I riu Rasim.S nga fshati Bellovishtë i Gostivarit, ka ndërruar jetë gjatë luftimeve me forcat qeveritare të regjimit të Asad.

Deri tani rreth 10 shqiptarë janë vrarë deri më tani duke luftuar kundër presidentit sirian, Bashar al- Assad. Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e parafundit shqiptareSiri, shkruan Ina.

Shqiptarët e vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, kurse dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosovë. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe në Alepo. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori