Shqiptari hedh në gjyq Kroacinë
Pëlqej
Gjenerali i shtetit kroat me origjinë shqiptare, Rrahim Ademi ka hedhur në gjyq Kroacine.

Kjo, pasi ai është mbajtur në paraburgim për 7 muaj nga Gjykata e Hagës, si i dyshuar për krime lufte.

Ademi u akuzua për përgjegjësi në komandimin e ushtrisë kroate kundër ushtrisë të Republikës Serbe.

Gjykata e Hagës akuzoi Ademin dhe Mirko Noraç për krime lufte dhe pas seancave, vetëm Noraç u shpall fajtor dhe u dënua me 7 vite burg.

Avokatja e gjeneralit te Kroacise me origjinë shqiptare ka theksuar se gjatë luftës me ushtrinë serbe, Ademi nuk ka patur asnjë lloj faji dhe një gjë të tillë e vërtetoi edhe gjykata ndërkombëtare e ndaj për muajt në paraburgim, gjenerali kërkon dëmshpërblim nga shteti. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori