Shqiptarėt tė diskriminuar nga ligji i ri i MPJ-sė
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ministria e punėve tė jashtme nė tė ardhmen do tė ketė ligj tė ri me tė cilin do tė punojė nė tė ardhmen. Ndryshimet janė thelbėsore dhe pėrveē disa risive pozitive qė shihen me ligjin e ri, nė shumicėn e ligjeve tė propozuara shqiptarėt do tė jenė tė diskriminuar, njofton agjencia e lajmeve "Zhurnal".

Nė tė ardhmen tė punėsuarit qė kanė tė pėrfunduar fakultet nė MPJ do tė jenė diplomatė dhe jo nėpunės shtetėrorė siē ishin deri mė tani.

Ngritja nė karrierė do tė bėhet me gradat diplomatike tė cilat do tė duhet tė kalohen nga titulli atashe deri nė titullin ambasador qė pėr tė arritur deri te titulli mė i lartė do tė duhet hiq mė pak se 27 vite.

Me ligjin e ri shqiptarėt nuk janė tė sigurtė se do tė aplikohet nė tė ardhmen Marrėveshja e Ohrit dhe pėrfaqėsimi i drejtė i bashkėsive etnike gjatė avancimit tė tė punėsuarve, gjatė shkuarjes nėpėr mandate nė ambasadat e Maqedonisė si dhe gjatė punėsimeve tė reja, pasi nė ligj nuk obligohet MPJ tė punojė nė bazė tė kėsaj Marrėveshje, por vetėm parashihet qė ajo ta respektojė atė pa qenė e obliguar tė punojė nė tė gjitha nivelet sipas Marrėveshjes sė Ohrit.

Puna e ambasadorėve do tė vlerėoshet parimisht sipas aktiviteteve ekonomike dhe jo atyre politike.

Nė Komisionet tė cilat do tė bėjnė vlerėsimin e punės se ambasadorėve nuk parashihet se duhet tė ketė pėrfaqėism tė drejtė tė bashkėsive etnike, qė lihet hapėsirė nė tė ardhmen pėr manipulime dhe vlerėsime sipas dėshirave dhe egove politike.

Ambasadorėt do t’i notojė njė komision prej pesė anėtarėve tė pėrbėrė nga MPJ-ja, Qeveria dhe kabineti i presidentit tė shtetit.

Sekretari shtetėror, sipas ligjit tė ri, nuk do tė jetė diplomat profesionit nga radhėt e MPJ-sė, por do tė emėrohet nga qeveria, qė nėnkupton se do tė jetė figurė politike dhe automatikisht do tė fitojė titullin ambasador. Ai pėr punėn e tij do tė pėrgjigjet para qeverisė dhe ministrit.

Edhe me ligjin e ri parashihet se pėrparėsi do tė kenė ambasadorėt nga radhėt e politikės dhe jo nga radhėt e stafit profesional tė diplomatėve brenda MPJ-sė.

Diplomatėt profesionistė do tė duhet tė dinė mė sė paku dy gjuhė nga gjuhėt qė fliten nė OKB dhe tė presin me vite tė tėra pėr t’u avansuar, kritere qė nuk vlejnė pėr zgjedhjet dhe emėrimet politike.

Propozim ligji i ri ka arritur nė Kuvend dhe siē informon "Zhurnal", ky version i ligjit ka marrė edhe mbėshtetjen e partisė shqiptare nė qeveri. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2013, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Si funksionojnė Zyrat e Punės nė Shqipėri...

Si funksionojnė Zyrat e Punės nė Shqipėri...

.