Shqiptarët që krenoheshin se njihnin Mijallkovin
“E njoh Mijallkovin”, “I fortë është”, “Baba Mijallkov”, ishin shprehjet që shumë shqiptarë i thonin me krenari nëpër kafene e çajtore.

Por thuhej edhe nga politikanë e zyrtarë shqiptarë, që gjithçka e ndërlidhnin me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov, informon INA.

Kishte nga ata që dilnin edhe në fotografi në facebook, duke u krenuar se e njihnin njeriun që vendoste për gjithçka në Maqedoni.

Por sot ka një heshtje. INA ka kontaktuar në facebook me një shqiptarë që në albumin e tij mban foton e Mijallkovit, por s’ka pasur përgjigje.

Për ate se Mijallkovi vendoste për gjithçka dëshmojnë edhe “bombat” e Zaevit, ku dëgjoheshin biseda se si ish-shefi i shërbimit sekret realizonte punësime të shqiptarëve, duke kënaqur apetitet e të gjithve, por vendoste emërime të caktuara të kuadrove shqiptare edhe nëpër institucione të larta.

Edhe nga politikanë e zyrtarë të partive nuk duan të flasin për protagonistin e mirënjohur të ish-qeverisë së kaluar, i cili kontrollonte gjithçka në Maqedoni.

Vlen të theksohet një batutë e një diplomati europerëndimor, i cili në një bisedë me Mijallkov, i kishte thënë që ti jap emailin për ti dërguar një dokument, por përgjigja e ish-shefit të shërbimit sekret ka qenë: “dërgoje ku të duash në emailat zyrtare të shtetit, se më vjen ose e marr”.

Nga ana tjetër, adhurimi i tij kishte shkuar aq larg sa që shumë përkrahës të tij kishin bërë edhe tatuazhe në trup me profilin e tij.

Njeriu që dikur mbante këtë famë mes disa shqiptarëve, sot është i akuzuar i Prokurorisë Speciale, për veprime kriminale që kanë të bëjnë me përgjimet. Atij i është konfiskuar vetëm pasaporta, ndërsa nuk ka masë paraburgimi.
Shtuar më 12/09/2017, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori