Shqiptarët protestojnë në Shkup, duan lirimin e Fetah Alimit
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më para qytetarët shqiptarë dolën sot rreth orës 14:00 në sheshin Skëndërbeu në Shkup ndërsa më pas vërshuan drejt Gjykatës.

Fetah Alimi u dënua nga gjykata për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë ndërsa familjarët e Alimit e shohin këtë si rast të montuar politik.

"Pa drejtësi nuk ka qetësi, liri për Fetah Alimin", "Duam liri", ishin disa nga sloganet e protestës së sotme në Shkup.

Qindra shqiptarë kërkuan drejtësi duke thënë se nëse nuk e fitojnë drejtësinë në vend, të njëjtën do ta kërkojnë në gjykatat ndërkombëtare. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori