Shqiptarët protestojnë në Bernë kundër dhunës policore në Maqedoni
Pëlqej
Një grup i përbërë nga shqiptarët që quhet "Protestë Paqësore", do të protestojë në mënyrë demokratike dhe jo të dhunshme në sheshin "Helvetia" në qendër të Bernës.

"Këtë herë ne i kemi detyruar autoritetet e Bernës që të na e mundësojnë protestën. Policia Kantonale na e ka lejuar marshin e 5 deri 7 protestuesve deri tek ambasada maqedonase. Nëse ambasada refuzon të pranojë protesten me shkrim, ajo leter do të lexohet me zë të përforcuar para gardhit të ambasadës", thuhet në letrën e grupit organizues të protestës, të udhëhequr nga Florim Kadriu, transmeton Koha.

Protesta bëhet për të kundërshtuar dhunën e policisë së Maqedonisë kundër shqiptarëve që protestuan në rrugët e qyteteve të banuara nga shqiptarët për rastin "Monstra". /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori