Shqiptarët nga Maqedonia përgjakin Aeroportin e Zyrihut
Sot rreth orës 4 të mëngjesit ka ndodhur një dramë e rëndë familjare në Aeroportin e Zyrihut të Zvicrës. Një konflikt mes të dy familjeve shqiptare nga Maqedonia ka degraduar në një therje me thika dhe me një të ri shqiptar të plagosur rëndë.

Siç informon albinfo.ch nga burime jozyrtare, shqiptarë që kanë qenë të pranishëm në ato momente në Aeroport, bëhet fjalë për një zënkë në mes të dy familjeve shqiptare nga Maqedonia.

Por, ato nuk mund të precizojnë nëse familjet në fjalë janë nga Tetova apo nga Gostivari. Madje, personat që kanë parë ngjarjen tregojnë për një pamje të tmerrshme.

Gjurmët e gjakut të personit të plagosur kanë përshkuar hollin e Aeroportit në gjithë gjatësinë e tij.

Ndërkaq, policia e Zyrihut ka bërë të ditur se i plagosuri është një shtetas maqedonas i moshës 27 vjeçare. Ai së bashku me familjarë të tij e ka kaluar natën në terminalin numër 2 të Aeroportit duke pritur fluturimin për në Shkup.

Por rreth orës 4 të mëngjesit është paraqitur bashkëshortja e tij me vëllanë dhe babanë e saj, ka nisur sherri në mes të dy familjeve. Dhe, për pasojë, 27 vjeçari ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar në spital.

Agresorët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, por janë kapur pas pak nga policia në kantonin Vaud. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2012, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori