Shqiptarët në protestë, partitë heshtin
Arrestimet e 1 majit të policisë së Maqedonisë në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Hekuranës ka shkaktuar pakënaësi brënda popullatës shqiptare në Maqedoni.

Edhe pse me dyshime dhe pa i verifikuar informacionet policia kishte nxjerrë para gjykatës në mënyrë të çuditshme 20 persona dhe gjatë ditës së djeshme loroi 13 prej tyre duke i shpallur të pafajshëm, ndërsa 5 të tjerë vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Mënyra e trajtimit të tyre, sjellja e policisë dhe dëshmitë e të arrestuarve se ata janë keqtrajtuar nga policia ka indinjuar popullatën shqiptare.

Nëpërmjet rrjetit social FaceBook ata kanë bërë thirrje për një protestë paqësore e cila mendohe të mbahet sot në Shkup.
Qytetarë të ndryshëm shkruajnë se protesta do të nisë në orën 13:30 nga qendra tregtare Çairçankë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive ndërkohë që asnjë parti politike shqiptare apo organizatë jo qeveritare nuk ka dalë publikisht në mbështetje të kësaj proteste. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori