Presidenti i Shqipërisë, Bujar
Nishani është takuar me Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Atrid Thors.
Zyra për mediat e presidencës ka theksuar se në
Maqedoni duhet të respektohet në mënyrë rigoroze Marrëveshja e Ohrit, duke evidentuar se
shqiptarët janë etni shtet-formuese në
Maqedoni.
Nishani ka vlerësuar se edhe
shqiptarët në Serbinë e Jugut duhet të kenë të
drejtat e tyre dhe zona ku ata banojnë, Luginë e Preshevës duhet të ketë më tepër vëmendje nga qeveria e Beogradit.
Kreu i shtetit
shqiptar tha se është me rëndësi nënshkrimin për njohje reciproke të diplomave mes shtetit
shqiptar dhe atij serb. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014,
ora 09:20