Shqiptarët luftojnë kundër rusëve në Donjeck
Pëlqej
Disa shqiptarë janë duke luftuar kundër forcave proruse në qytetin ukrainas të Donjeckut.

Sipas burimeve mediatike, shqiptarët luftojnë krah përkrah ushtarëve ukrainas.

Mediat kanë njoftuar për “shqiptarë që mbrojnë aeroportin e Donjeckut” nga forcat proruse, pa saktësuar nëse bëhet fjalë për shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, transmeton "Lajm".

Ministri i mbrojtjes së forcave proruse në të ashtuquajturën “Republikë e Donjeckut” Igor Strellkov, ka thënë se nuk është i gatshëm të thotë nëse ka shqiptarë që luftojnë në kampe lufte në Donjeck. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori