Shqiptarët "injorojnë" festën e pavarësisë së Maqedonisë
Pëlqej
Shqiptarët nuk e ndjejnë si festë ditën e sotme, që është festa e shtetit ku ata bëjnë pjesë, Maqedonisë.

Qytetarët shqiptarë shprehen se nuk e festojnë Festën e Pavarësisë, për shkak se ky shtet nuk të mundëson as kushtet e duhura për një jetësë mëse normale.

Ka madje nga ata shqiptarë që thonë se Maqedonia mund të shkatërrohet si shtet.

"Sot? Dita e Republikës së Maqedonisë apo jo? Mund të jetë sot, por se di a do të festohet nga maqedonasit herë te tjera, pasi se di a do jetë në të ardhmen shtet", ka thënë një qytetar shqiptar për Alsat-M.

Ndërsa një qytetar tjetër thjesht ka thënë se e di se është ditë e hënë dhe se nuk feston asgjë.

Një nga deputetët shqiptarë në legjislaturën e parë parlamentare, Mersim Pollozhani shprehet se shqiptarët po trajtohen keq e më keq nga viti në vit, për shkak se maqedonasit e "rrisin presionin", ngaqë ngrenë identitetin e tyre, i cili iu mungon".

Ndërsa, deputeti maqedonas, Tito Petkovski ndan idenë se qytetarët sot jetojnë shumë më keq para se të krijohej shteti. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori